Burgaj: Policia u shkatërrua që nga viti 2014, aty militojnë njerëz që merren me trafik droge

Burgaj: Policia u shkatërrua që nga viti 2014, aty militojnë njerëz që merren me trafik droge

18:47, 20/10/2022

Duke folur për ngjarjen e rëndë ku ndërroi jetë i riu Lear Kurti, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj duke folur në ‘Task Force’ në SYRI TV, është shprehur se policia ka nisur shkatërrimin që nga viti 2014.

Duke folur përballë moderatores Sonila Meço, Burgajt u shpreh se aktualisht në polici militojnë njerëz që merren me trafiqe droge.

‘Që nga viti 2014, filloi e keqja e madhe e policisë. 

Me operacionin e policisë në Lazarat, policia mori rrokullisjen.

Aty u be një kompromis me trafikantët e drogës, hynë u hapën shtegun trafikantëve te drogës dhe u premtuan se do të jeni trajnues në të gjithë Shqipërinë.

Po të shkoje në Mirditë, Dibër, apo në zona të tjera, kishe njerëz nga Lazarati.

Sot ke drejtues policie me miliona euro. Kjo është e qartë dhe e dinë të gjithë, nga polici i bazës dhe të tjerët. Ka pasur edhe shefa komisariatesh që merreshin me këtë pjesë.

Në polici po militojnë njerëz që po merren me trafik droge dhe gjëra të pista’, u shpreh Hysni Buraj në SYRI TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco