Dorëheqja e Lizz Truss/ Avokati shqiptar në Londër: Demokracia shqiptare dhe ajo britanike janë larg sa Toka me Marsin

17:37, 20/10/2022

Avokati që jeton e punon në Londer Naim Hasani,në një lidhje me skype në 'Edicionin e Orës 16:00' me Armela Ferkon në SYRI TV, ka komentuar dorëheqjen e kryeministres Britanike Lizz Truss në krye të 45 ditëve, që nga inaugurimi i postit të saj. Hasani u  shpreh se të krahasosh demokracinë dhe zbatimin e ligjeve shqiptare me atë britanike është po aq larg  sa Toka me Marsin, dhe se e vetmja gjë me të cilën mburren politikanët në Shqipëri është sesi  shqiptarët po largohen masivisht drejtë Britanisë.

“Bëj njëfarë krahasimi mes planetit Tokë dhe  dhe planetit Mars, jo pa qëllim, sepse kemi 2 demokraci, që janë shumë shumë larg njëra tjetrës, ajo e Shqipërisë dhe e Britanisë. Situata e fundit në Britani tregon kompetencën dhe funksionimin e fortë të demokracisë e  të zbatimit të ligjit, kur ministrja e brendshme për arsye të një emaili që e kishte dërguar jashtë kontestit të sigurisë  kombëtare dhe protokollit shtetëror për dërgimin e emaileve, u detyrua të jap dorëheqje.

Padyshim është një paradoks i jashtëzakonshëm me situatën në Shqipëri që skandalet skanë të sosur, situata politike vazhdon të përkeqësohet dhe ajo me të cilën mburren politikanët shqiptar  është sesa shumë po largohen nga shqipëria, e sidomos për ata që vijhnë me gomone drejtë Britanisë. Është tërësisht një ndryshim i jashtëzakonshëm.  Pavarsisht situatave dhe turbullirave të forta politike në Britani, kjo tregon  se demokracia funksionon dhe zbatimi i ligjit është absolutisht prioritet i demokracisë britanike.”

Gjithashtu duke folur për arsyet e dorëheqjes së kryeministres Britanike Truss, Hasani tha se zanafilla e gjithë kësaj çështjeje ishte që kur ministri i financave Kwasi Kwarteng, deklaroi një ulje në masë të taksave  për të pasurit dhe shtrëngim të fortë të masave për shtresën e mesme dhe të varfër, ku si pasjë shënoi rënie drastike të popullaritetit të kryeministres.

“Janë një numër situatash që nga dita e inaugurimit të kryeministres, tani më në ikje, Liz Truss. Por kjo e kishte zanafillën që nga dita që ministri i financave Këasi Këarteng i aso kohe, bëri një buxhet ‘vetëvrasës’ doja të thoja, për qeverinë , kur deklaroi një ulje të taksave në masë për të pasurit dhe shtrëngim të fortë të masave për shtresën e mesme dhe të varfër. Faktikisht, nga ajo kishte një rënie të jashtëzakonshme të popullaritetit të kryeministres Liz Truss.

Ajo pastaj solli në detyrë një ish-mbështetës  të Boris Johnson, por edhe të kandidatit të rivalit të saj, të asaj kohe, Rishi Sunak, i cili është tashmë Jeremy Hunt, i cili është defakto kryeministri i ri i Britanisë, dhe i bëri ‘new turn’, i ktheu 360 gradë të gjitha ato politikat me të cilat ishte ngritur në pushtet Lizz Truss. Padyshim nuk i kishte mbetur më asgjë dhe ajo që vuri gozhdën e fundit në  fundin politik të kryeministres aktuale Liz Truss, ishte padyshim largimi i djeshëm në mënyrë demonstrative i ministres së brendshme Suella Braverman.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco