Debati në Kuvend/ Berisha: Po hapni digat për të vjedhur! Harrojeni Skavicën, s'keni për ta mbytur Dibrën!

16:39, 20/10/2022

Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi qeverine se ka ndërtuar në sistemin energjetik një rrjet vjedhjes ndër më gjigandet në Europë. Deklaratat lideri i demokrat i bëri gjatë debateve në Kuvend për krizën energjitike, nga ku iu drejtua edhe ministres Balluku me fjalët “Harroje Skavicën”. Në replikë, Balluku deklaroi se hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet, pavarësisht kundërshtive të qytetarëve e opozitës.

Syri Tv

Diksutimet per krizën energjitike në seancën plenare, u shoqëruan me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës. 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kuzoi qeverinë se po vjedh përmes energjisë elektrike, duke e shndërruar pasurinë publike në mallkim kombëtar.  

"Ju e shisni energjinë që prodhohet nga digat tek agjentët tregtarë tuajët me 40 euro MW dhe po ky agjent e shet në bursë me 140 euro MW. Në vend që të mbyllni digat e rieksportoni dhe hapni digat vetëm për të përfituar dhe vjedhur. Hapni tendera 320 mln euro. OSHEE me këtë zonjën ka urdhëruar që t'u faturohen pallateve 15 hyrje të vjetra që s'kanë ashensor", u shpreh Berisha. 

Teksa lideri demokrat denonconteve vjedhjet, ndërhyri kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i cili kërkoi që Berishës t'i ndërpritej fjala, ç'ka shkaktoi debate të forta në sallë. 

"Nëse ti i pafytyrë që je aty do të ndërhysh në fjalën time", iu drejtua Berisha, Ballës.

"Bëje kryetar Parlamenti nëse nuk e bën ti, le të të shkarkojnë, por sa je aty duhet të respektohesh", ishte mesazhi i Berishës për Lindita Nikollën.  

Një mesazh nga foltorja e Kuvendit, Berisha kishte edhe për ministren e Energjisë, Belinda Balluku. 

"Harroje Skavicën. Kur të mbytësh ti Dibrën do të zgjohet Enver Hoxha dhe Beqir Balluku nga varri. Kurrë s'ke për ta mbytur Dibrën", tha Berisha. 

Në replikë, Balluku deklaroi se Skavica do të ndërtohet, pavarsisht kundërshtive të opozitës dhe qytetarëve.

"Skavica do të ndërtohet sepse është një projekt të cilin nuk e ka shpikur ai që dikur thoshte se ishte ëndrra. Por është një projekt i cili është pjesë e Kaskadës së Drinit", tha Balluku.  

Balluku deklaroi nga Kuvendi se qeveria nuk do të tërhiqet nga propzozimi për taksën e jashtëzakonshme ndaj 3 kompanive që prodhojnë energji elektrike.

Sipas saj, fitimi i tyre ka qënë i madh në këtë periudhë, ndaj duhet t'i kthejnë paratë mbrapsh shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco