Kishte rreth 20 klientë në ditë, përfundon në pranga shqiptari që shiste heroinë e kokainë

Kishte rreth 20 klientë në ditë, përfundon në pranga shqiptari që shiste heroinë e kokainë

16:35, 20/10/2022

Autoritetet e ANNECY-SEYNOD në Francë vunë në pranga një shqiptar të përfshirë në shitjen e heroinës dhe kokainës disa ditë më parë. Sipas mediave të huaja, aksioni i Policisë nisi pasi një person që dëshironte të mbetej anonim tregoi se një individ me kombësi shqiptare ishte përfshirë në rishitjen e heroinës.

Gjatë kontrollit, shqiptarit të paidentifikuar iu gjetën 590 euro para cash, 24 thasë me 87 gramë heroinë dhe 30 thasë me 67 gramë kokainë. Në të njëjtën kohë, tre konsumatorë të lëndëve narkotike, pasi kishin marrë furnizimet nga ky i fundit ose kishin ardhur për të marrë pjesën e tyre të drogës. 

Qarkullimi i përllogaritur gjatë një periudhe 1 mujore në normën prej 20 klientësh mesatarisht në ditë arrin në më shumë se 30,000 euro. Pasi u vendos në pranga, ai u gjykua menjëherë dhe u dënua me 18 muaj burg. Pasi të kryejë dënimin, ai do të dëbohet nga vendi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco