Dyshohet se përdhunoi të miturën, 64-vjeçari i arrestuar lidhje gjaku me viktimën

Dyshohet se përdhunoi të miturën, 64-vjeçari i arrestuar lidhje gjaku me viktimën

15:43, 20/10/2022

Policia Fier ka arrestuar mesditën e sotme një 64 vjeçar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Denoncimi është kryer nga familjarët e të miturës 15 vjeçare, pohojnë burime zyrtare të Drejtorisë Policisë vendore në Fier, por veprimet janë kryer nga blutë e komisariatit të policisë në Mallakastër për shkak se autori i dyshuar , 64 vjeçari me inicialet G S ka gjendjen civile në Mallakastër

Sipas burimeve konfidenciale nga grupi hetimor mësohet se autori dhe “viktima” janë kushurinjë të largët por meqenëse me banesa janë shumë pranë njëra tjetrës kishin hyrje e dalje familjare. Kjo ka bërë që 64 vjeçari të afrohej me 15 vjeçaren duke e joshur atë

Ngjarja në fjalë ka ndodhur afro një vit më parë por kallëzimi në polici është kryer dje pasdite në polici. Po këto burime pohuan se e  mitura është marr në pyetje nga grupi hetimor në prezencë të psikologes. Nga marrja në pyetje e të miturës dhe dhe personave që e shoqëronin është mësuar se  e mitura ishte mbyllur në vetvete çka ka bërë që familjarët të dyshojnë. Ata kanë folur disa herë me të miturën derisa ajo ka treguar historinë se çfarë kishte ngjarë me 64 vjeçarin, kushëririn e familjes tyre që e kanë edhe komshi, afro një vit më parë pasi e mitura ishte nëb 14 vjeçe dhe ende si ka mbushur të 15 vitet.

Pas denoncimit të kryer policia Fier ka vënë bë dijeni kolegët e Mallakastrës të cilët e kanë shoqëruar fillimisht 64 vjeçarin e pas marrjes në pyetje, ai nuk e ka pranuar akuzën, por policia i ka prerë flet arrestin.

Familjarët dhe 15 vjeçaria pretendojnë se 64 vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të dhe policia plotësoi letrat që sot e mitura  ti nënshtrohej  vizitës tek mjeku gjinekolog nëse pretendimet e saj dhe të familarëve janë të vërteta apo jo, por deri më tani askush prej familjarëve apo edhe vet 15 vjeçaria nuk po munden të kontaktohen nga policia që të shkojë për ta shoqëruar tek mjeko gjinekolog për ekspertizë.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan shtetasin G. S., 64 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco