Tritoli tronditi Tiranën/ Policia dyshon se shkak i krimit është konkurrenca

Tritoli tronditi Tiranën/ Policia dyshon se shkak i krimit është konkurrenca

09:20, 20/10/2022

Një ngjarje e rëndë është shënuar afër mesnatës së të martës në zonën e sheshit “Willson”, kur një sasi tritoli ka shpërthyer në derën e jashtme të një biznesi.

Në fakt, banorët e zonës e lajmëruan shpërthimin e fuqishëm në rrjetet sociale që në momentin që ndodhi, për shkak të fuqisë së madhe shpërthyese, por policia dha detaje të pakta vetëm paraditen e djeshme, duke treguar se kishin nisur hetime dhe se kishte pasur vetëm pak dëme materiale në biznes.

Sipas të dhënave, është marrë në pyetje e zonja e dyqanit, e cila si thuajse shumica e personave që sulmohen me lëndë plasëse, ka dëshmuar që nuk ka probleme me askënd dhe se nuk di të japë shpjegime se kush e ka bërë dhe përse është sulmuar në atë formë.

Në pamjet filmike të momentit të hedhjes së lëndës plasëse vërehej një djalë i shëndoshë, i kamufluar me kapuç që hedh tritolin dhe largohet me mjet, mjet i cili nuk dihet ende nëse është zbuluar nga Policia e Tiranës, duke pasur parasysh se vendi ku ndodhi ngjarja ndodhet vetëm pak metra larg Drejtorisë së Policisë më të madhe në vend.

Nga kamerat e sigurisë është filmuar momenti kur është shfaqur një makinë e zezë që ndalon pak minuta pas mesnate, 50 metra larg sheshit “Wilson”. Nga aty një person, në dukje i ri, vrapoi drejt derës së dyqanit. I veshur nga këmbët te koka me të zeza dhe me kapuç, mbante eksplozivin në dorë, me fitil rreth 15 cm të ndezur dhe brenda 5 sekondave e la poshtë derës së dyqanit për t’u larguar më pas me të njëjtën makinë.

U deshën 4 minuta që pakoja me rreth 50 gramë tritol, sipas Policisë, të shpërthente në objektin kozmetik “Divine by Nisa” të së resë, Enisa Pirollit, shkruan Panorama.

Goditja ishte e fuqishme aq sa zhurma u dëgjua në një pjesë të Tiranës. Dëmet ishin të mëdha, xham të thyer, orenditë brenda të shkatërruara. Sipas të dhënave të Policisë, Enisa Pirolli kishte ardhur nga Laçi, dhe 4 muaj më parë e mori këtë ambient me qira.

Paraprakisht, hetuesit dyshojnë që ngjarja ka lidhje me konkurrencën, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë konflikti tjetër dhe të jetë për kërcënim. Megjithatë, Pirolli ka mohuar të ketë probleme me njeri. Shpërthimi dëmtoi edhe kabujt elektrikë, dhe i gjithë pallati mbeti pa energji. OSHEE-ja nisi punën për rikthimin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco