Vasili: Rama presion mafioz Kushtetueses, VKM-ja për ndërtimet pa leje, pazar

Vasili: Rama presion mafioz Kushtetueses, VKM-ja për ndërtimet pa leje, pazar

23:10, 19/10/2022

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se kryeministri Edi Rama po i bën presion Gjykatës Kushtetuese, për të mos marrë një vendim në favor të opozitës, e cila e ka çuar në këtë institucion vendimin e qeverisë për ndërtimet pa leje.

Sipas Vasilit, ajo VKM është një pazar dhe autori i saj është vetë Edi Rama, i cili i ka lejuar ndërtimet pa leje.

Rama presion mafioz Gjykatës Kushtetuese për Pazar-VKM- ne e tij te kateve pa leje!

“Ky i çmendur, qe nuk njeh as shtet ligjor as Kushtetute, por vetëm shtet te kapur dhe ligjin e mafias duhet shporrur nje ore e me pare’, shkruan Vasili.

Reagimi i Petrit Vasilit

Ndërtimet pa leje i lejoi vetëm Rama me dijeni te plote.

Fajtori i vetëm për ndërtimet pa leje është vetëm Edi Rama dhe gjithë zabërhanët e tij, qe kane pushtuar zyrat e shtetit.

Autori i Pazar-VKM-se me katet shtese pa leje është vetëm Edi Rama.

Rama dërdellitesi i neveritshëm dhe i bezdisur i Reformës ne Drejtësi  i bën sot dhunshëm, hapur dhe mafiozisht presion Gjykatës Kushtetuese.

Ky i çmendur, qe nuk njeh as shtet ligjor as Kushtetute, por vetëm shtet te kapur dhe ligjin e mafias duhet shporrur nje ore e me pare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco