VIDEO/ Teliti: Paga e një pedagogu barazohet me atë të një punëtori fasonerie

22:04, 19/10/2022

Dorian Teliti, ekspert i ekonomisë krahason pagat që marrin pedagogët e universiteteve publike në Shqipëri me ato të punëtorëve të industrisë fasone. 

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD tha në 'Këndi i Pano Sokos', në Syri TV, qeveria nuk mbështet sistemin arsimor edhe pse buxheti është i fryrë prej të ardhurave nga rritja e çmimeve. 

Dorian Teliti: Shteti na merr 5 miliardë euro në vit përmes taksave. Do mi kthesh në rrugë, pensione, paga, sigurime, por do më kthesh edhe aty ku ka nevojë tregu. Të përgjithësosh të gjithë trupën akademike prej mijëra pedagogësh me raste edhe sikur 500-100-200 dhe të njollosësh mijëra të tjerë nuk jam dakord. E dini sa është rroga e një pedagogu sot? Mund, djersë për të mbaruar shkëlqyeshëm, barazohet me atë rrogë që paguhet sot një punonjës në fasoneri. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco