Formulari i Tatimeve/ Zusi: Problem i ekonomisë, informaliteti i biznesit, jo deklarimi i pagave

21:32, 19/10/2022

Kontrollorët e tatimeve kanë zbarkuar në terren me një formular-pyetësor për punëmarrësit. 

Në 'Këndi i Pano Sokos', në Syri Tv, Alban Zusi, kreu i qendrës së eksporteve shqiptare u shpreh se problemi i ekonomisë është informaliteti i biznesit.

Ai tha se çështja e deklarimit të pagave është hallka e fundit me të cilin duhet të merret administrata tatimore.  

Alban Zusi: Problemi i madh i ekonomisë është informaliteti i biznesit që nuk janë fare të regjistruar. Ose të cilët deklarojnë 20-30% të xhiros. Ky është halli. Problemi real që kemi është si ta zgjidhim konfliktin me biznesin e vogël të cilit i kemi thënë se deri në 100 mln lekë nuk do të paguash asgjë dhe i cili na ka informalizuar dhe kja vënë në vështirësi të gjithë biznesin e mesëm dhe të madh që e furnizon se nuk pranon të marrë faturat. Dakord që paratë t'ia lëmë në dorë biznesit të vogël që të bëhet biznes i mesëm, por nuk e kemi dhënë rrugën se si ai mund të bëhet nga biznes i vogël në biznes i mesëm, ai mund të ngelet në letra gjithmonë i vogël sepse nuk do të deklarojë. Ky është problemi real. Nëse ne kemi biznese që deklarojnë sa për sy e faqe dhe shkojmë e merremi me delikatesa a e dhe rrogën 450 mijë lekë, 500 apo 800 e 1 milionë. Kjo është delikatesë pasi ke zgjidhur të gjitha hallet e tjera. Saç është delikatesë aq është edhe dhimbje, sepse kjo masë do të godasë ata që paguajnë dhe që paguan më shumë se sa të tjerët. Të shkojmë t'i themi tani se do të të penalizojmë edhe 15 mln lekë se nuk ia dhe rrogën 500 por ia dhe 450 mijë lekë në dorë, është demotivuese.      

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco