Bashkimi i PD/ Murrizi: Pse jam kundër takimit Bardhi-Paloka

18:14, 19/10/2022

Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi shprehet kundër takimit kokë më kokë të Edi Palokës dhe Gazment Bardhit në funksion të bashkimit të demokratëve. 

Task Force me Sonila Meço në Syri Tv, Murrizi tha se PD në 30 prill kërkoi ndjesë për djegien e mandateve në 2019. 

Myslim Murrizi: Bashkimi duket si term abstrakt sa kohë që askush s'e pranon se janë ndarë me vendim gjykate. Ata janë deputetë të ardhur në Parlament nga vota e demokratëve nga firma e kryetarit që ishte kur u bënë zgjedhjet në 2021. Unë jam kundër takimeve kokë më kokë të individëve, Paloka-Bardhi. Kjo sepse Bardhi ka shkuar në atë takim i mandatuar nga Alibeaj i cili është i komanduar në krye të PD nga Basha, pra ka zbritur niveli shumë poshtë. Nuk funksionon edhe në normën administrative apo legjislative, ekzekutive nuk mundet që zv/kryeministri, apo zv/kryetari i Kuvendit i mandatuar nga kryetari apo kryeministri të komandojë dikë tjetër për të drejtuar, nuk shkon. Deri te zëvendësi zbret. 

Sonila Meço: Pavarësisht kontradiktave, ju zoti Murrizi e gjetët mënyrën për t'iu afruar PD-së...
Myslim Murrizi:
Unë nuk jam afruar te PD, kam qenë aty nga dhjetor 90. Zbriti në këmbë në 30 prill, kërkoi ndjesë publike për vendimin absurd të djegies së mandateve. Ka ardhur PD te qëndrimet e Murrizit. Kërkuan ndjesë publike dhe jam kthyer si anëtar i Këshillit Kombëtar. Kam qenë deputet dy herë në ditët më të këqija të PD, njëherë në 1997-2001 kur PD këputi frenat dhe nga Shkumbini në Janinë nuk vendoste kandidatë dhe njëherë në 2017 pasi drejtova për 5 vjet një nga degët më të mëdha në opopzitë, PD-në e Lushnjes. Nuk kam qenë në pushtet 2005-2013. Kur PD është në pushtet demokratë pushteti ka shumë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco