Pedagogët në Korçë kanë vazhduar edhe sot protestën në ditën e tretë.
Ata thanë se do të vazhdojnë që të protestojnë, duke e quajtur një arritje faktin se tashmë kanë një sindikatë që mbron të drejtat e tyre.
Kërcënimet që po lëshon kryeministri Edi Rama ndaj tyre, pedagogët i kanë quajtur mentalitet komunist.
Pedagogët u kanë bërë thirrje të gjithë kolegëve që t’u bashkohen atyre, duke thënë se nuk duhet të kenë frikë.
Sipas tyre, kërkesat që kanë paraqitur janë minimale.
© SYRI.net