‘Shisnin kanabis dhe kokainë në zona të ndryshme’, arrestohen 5 të rinj në Tiranë

‘Shisnin kanabis dhe kokainë në zona të ndryshme’, arrestohen 5 të rinj në Tiranë

13:08, 18/10/2022

Policia e Tiranës ka arrestuar pesë të rinj pasi janë kapur duke shpërndarë lëndë narkotike në zona të ndyshme të kryeqytetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Goditen, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, 4 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. 

Finalizohet operacioni policor i koduar "Supplier 5".

Shpërndanin lëndë narkotike në doza, vihen në pranga 5 shtetas, procedohet në gjendje të lirë bashkëpunëtori i njërit prej tyre.

Procedohen penalisht edhe 2 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin "Supplier 5", për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- S. K., 19 vjeç, M. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, në rrugën "Papa Gjon Pali II", shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike kanabis, e shpërndanin atë në doza, në zona të ndryshme të Tiranës;

- N. S., 24 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi penal për shtetasin Xh. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa;

- K. L., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi penal edhe për shtetasit S. S., 22 vjeç dhe M. K., 22 vjeç, pas kanë patur dijeni për krimin, por nuk kanë kallëzuar;

- L. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#angazhimpërkushtimsakrificë?️?

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit??

#nëshërbimtëqytetarëve?️??️

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco