Paralajmërimi i fortë i Berishës: Nuk i ndahem procesit gjyqësor ndaj Blinken deri në fund të jetës time

22:16, 17/10/2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëron se do të vijojë proceset gjyqësore ndaj SHBA dhe Britanisë së Madhe, për vendimet e shpalljes non grata. 

Në Çim Peka Live, Berisha tha se nuk do t'i ndahet gjyqit të Parisit ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, deri në fund të jetës së tij. 

Ai tha se vendimi i Blinken, pa prova dhe fakte, e ka lënduar në dinjitetin e tij. 

Sali Berisha: Unë po sfidoj me gjykatat. I kam çuar në Paris, po e ndjek në Angli. është në Gjykatën e Kasacionit në Paris. Nuk ndahem unë nga procesi gjyqësor deri në fund të jetës time ndaj Antony Blinken. Sepse ka marrë një vendim 'sine materia' dhe më ka lënduar në dinjitetin tim. Do të jetë salla e gjyqit ajo që do të qartësojë të vërtetën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco