Pedagogët e vazhdojnë protestën e tyre

Pedagogët e vazhdojnë protestën e tyre

21:18, 17/10/2022

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka njoftuar mbrëmjen e sotme se protesta do të vazhdojë.

Njoftimi për mediat nga Sindikata:

Të dashur kolegë të IAL-ve publike!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH), duke falënderuar stafin akademik dhe ndihmës akademik e administrativ që mbështeti protestën e ditës së parë, deklaron vijimin e protestës edhe në ditët në vijim, në mbështetje të Peticionit të datës 30 Gusht 2022, drejtuar Kryeministrit, Ministres së Arsimit dhe Sporteve dhe rektorëve të IALve publike, në formën e ndërprerjes së plotë të procesit mësimor përgjatë gjithë ditës, si dhe nëpërmjet grumbullimit para fakulteteve në orën 10.00.

Të gjithë Fakultetet e Universitetit Politeknik do ta zhvillojnë protestën e orës 10.00 të qendërzuar para godinës së Korpusit Qendror të UPT-së.

Të dashur kolegë, vetëm vijimi dhe qëndresa jonë e përbashkët do të mundësojnë vlerësimin dhe kthimin e dinjitetit akademik të stafeve dhe universiteteve tona. Një thirrje të veçantë i bëjmë ndërgjegjes së atyre kolegëve që nuk i janë bashkëngjitur kësaj lëvizje deri tani dhe do e kanë mundësinë të kontribuojnë në ditët në vijim.

Misioni ynë akademik vazhdon!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco