Sali Berisha në Syri Tv: Do ul taksat në mënyrë dramatike sapo të fitoj zgjedhjet

21:15, 17/10/2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv siguroi çdo biznesmen se pasi të fitojë zgjedhjet, do të ulë taksat në mënyrë dramatike.

Sali Berisha tha se do të ulë kontributet e sigurimeve shoqërore, TVSH-në, tatimin mbi fitimin dhe do të heqë taksën e kapitalit.

Kryedemokrati i cili deklaroi se nuk ka favorizuar asnjë biznesmen në qeverisjen e tij, theksoi se këto propozime i ka pa asnjë dallim.

"Jam parti e taksave të ulëta, parti konservatore, besoj tek iniciativa e individit. Do ul kontributet e sigurimeve shoqërore, do të ul TVSH-në, taksat e tatim mbi fitimin, do heq taksën mbi kapitalin. Besoj se çdo biznesmen i ndershëm duhet t'i mirëpresë të gjitha këto masa. Këto unë i kam pa dallim."-tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco