Eksperti i IT: U prekën të dhënat e fëmijëve tanë! Sulmi kibernetik, kriminal! Qeveria mashtron shqiptarët

19:51, 17/10/2022

Eksperti i IT, Besmir Semanaj, komentoi në edicionin e orës 19:00 me Juli Krisafin në Syri Tv raportin e fundit ku Shqipëria doli lider në shërbimet digjitale. Ky raport u përshëndet edhe nga kreu i qeverisë, Edi Rama, ndërsa eksperti Besmir Semanaj tha se është një raport ende në fazë testuese dhe jo i certifikuar.

"Nuk pashë asnjë ministër të huaj që merrej me këtë raport. Nuk është ende një rapor i certifikuar por në fazë testuese."-deklaroi Semanaj.

Për sulmet kibernetike ndaj këtyre shërbimeve digjitale dhe publikimin e numrave të telefonit të shqiptarëve këtë të hënë, Semanaj u shpreh se kemi të bëjmë me cënimin e shumë databazave. Ai theksoi se qeveria ka reagime të paqarta ndërsa shtoi se janë prekur të dhëna shumë personale.

“Nuk është vetëm numri i telefonit që është marrë. Për mua rezultoi se numri im personal ishte për bashkëshorten dhe vajzat e mia të mitura.

Hakerim i një databaze ku ne kemi aplikuar dhe kemi dorëzuar këtë numër. Hera e fundit që kam dorëzuar numrin tim personal për vajzat, ishte kur aplikova për pasaportat e vajzave.

Më e thellë se thjesht një numër telefoni. Qeveria të tregojë cila databazë është prekur. Rama në status sulmoi mediat dhe ekspertët.

Tha se kemi investuar në siguri, Balluku tha se deri tani kemi investuar në digjitalizim dhe më tutje do investojmë më shumë në pjesën e sigurisë.

Qeveria duhet të bie dakord me vetëveten. Kanë investuar në siguri apo jo? Nga ajo që kemi parë, nuk është investuar.

Janë prekur të dhëna personale. Sot të dhënat e shqiptarëve nuk janë më konfidenciale. Janë të gjitha publike.”-tha Semanaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco