Viti akademik nis me krizë studentësh, mbyllen mbi 30 degë në 5 universitete

16:59, 17/10/2022

Shpopullimi i vendit, pagat e ulta dhe mungesa e shpresës për të rinjtë, po çon drejt mbylljes dhjetra programe studimi. Në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, rrezikojnë të mbyllen plot 21 degë, dhjetë nga të cilat vetëm në fakultetin e Shkencave Humane, ku përfshihen degët tradicionale të mësuesisë si Histori-Gjeografia, Gjuhë–Letërsia etj. Drejt zhdukjes është dhe Matematikë-Fizika, degë e cila rrezikon të mbyllet në të gjitha universitetet e vendit. Ndjekim materialin në vijim.

 

Fakulteti i Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan mund të cilësohet zyrtarisht në krizë, pasi në total në këtë fakultet janë regjistruar 54 studentë nga 407 kuota të lira që ka në të gjitha programet e studimit.

DEGËT QË MBYLLEN TE SHKENCAT HUMANE ELBASAN

Gjuhë Letërsi 3 Regjistrime

Histori Gjeografi 3

Gjuhë Gjermane 1

Gjuhë Frënge 0

Gjuhë Italiane 0

Gazetari 1

Gazetari dhe Anglisht 3

Gjuhë Shqipe dhe Rome 0

Histori dhe Gjuhë Gjermane 0

Gjeografi dhe Gjuhë Italiane 0

Operatorë turistikë dhe Gjuhë Gjermane 4

Në këtë fakultet janë regjistruar 192 studentë nga 519 kuota të lira. Megjithatë, degë si Biologji-Kimia, Matematikë-Fizika, apo Matematike dhe Informatika, këtë vit nuk do të kenë më asnjë student.

DEGET QE MBYLLEN TE FAKULTETI SHKENCAVE TE NATYRES

Biologji dhe Kimi 3

Matematikë-Fizika 0

Studime Mjedisore 2

Fizika Kompjuterike 0

Matematikë dhe Informatikë 0

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve në Elbasan, Altin Idrizi, shprehet se mbyllja e programeve të studimit vjen për shkak të pagave të ulëta në vend, çka nxit të rinjtë të ndjekin programet e mjekësisë, të cilën më pas e përdorin për largim jashtë Shqipërisë.

Në Elbasan, rrezikojnë të mbyllen edhe disa programe të tjera studimi në Fakultetin e Shkencave të Edukimit dhe atë të Ekonomisë, ndërkohë që janë plotësuar pothuajse kuotat në fakultetin e Shkencave Mjekësore dhe Teknike.

Fakulteti i Shkencave të Edukimit nga 362 janë regjistruar 195

Deget që mbyllen:

Edukim Qytetar 0

Filozofi Sociologji 0

Fakulteti Ekonomik nga 535 jane rregjistruar 111

Dege qe mbyllen jane:

Ekonomi dhe e Drejta 3

Fakulteti i infermierisë ka 750 kuota, janë regjistruar 586 studentë

JANË REGJSITRUAR NË DEGËT

Infermieri e Përgjithshme 250

Infermieri mami 160

Fizioterapi 100

Imazheri 100

Teknik laboranti 100

Edhe në universitete të tjera në vend, degët e shkencave ekzakte duken më pak të preferuara nga studentët. Kështu, në Shkodër, Vlorë dhe Korçë rrezikon të mbyllet dega e fizikës, e cila në këto universitete nuk ka asnjë student të regjistruar. Në Vlorë, gjithashtu rrezikojnë të mbyllen degët e edukimit, kimisë dhe matematikës, për shkak të numrit të ulët të studentëve.

Në Gjirokastër gjithashtu po pritet faza e tretë e regjistrimeve, për të parë nëse do të plotësohen kuotat në degët e mësuesisë. Ndërkohë, deri më tani, universiteti i Durrësit nuk raporton programe studimi në rrezik mbyllje. Në të gjithë universitetet e rretheve, degët më të preferuara nga studentët mbeten ato të mjekësisë dhe gjuhëve të huaja, ndërsa drejtuesit e fakulteve janë në pritje të përfundimit të fazës së tretë të regjistrimeve, me shpresën se shumë degë do t`i mbijetojnë krizës për studentë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco