Tentoi të vidhte një mjet në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari

Tentoi të vidhte një mjet në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari

15:18, 17/10/2022

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të vidhte një automjet.

Arrestimi i tij u bë si rezultat i operacionit policor të koduar "Ndërhyrja".

Është kapur në flagrancë, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, shtetasi N. P., në tentativë për të vjedhur një automjet. Pas shoqërimit në komisariat, ky shtetas ka dëmtuar stolat dhe kamerat e sigurisë së dhomave të shoqërimit.

“Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P., 28 vjeç, banues në Babrru, për veprat penale "Vjedhja", mbetur në tentativë, dhe "Shkatërrimi i pronës", njofton policia.

Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco