EMRI/ Masakroi me sende të forta 40-vjeçarin, burg të riut nga Berati

EMRI/ Masakroi me sende të forta 40-vjeçarin, burg të riut nga Berati

14:02, 17/10/2022

30-vjeçari Sokol Tabaku ka dalë sot para Gjykatës së Shkallës së Parë Berat,për t’u njohur me masën e sigurisë.

Dy ditë më parë Tabaku masakroi në kokë e trup me sende të forta 40-vjeçarin Arjan Marini, pas një konflikti. I plagosuri ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë,me dëmtime në kafkën e kokës dhe në tru.

Prokurori i çështjes Ledion Tema,pasi ka paraqitur të gjitha provat e nevojshme që e implikojnë Tabakun,i ka kërkuar gjykatës vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të tij dhe ka kërkuar për të masën e sigurisë “arrest me burg”.

Gjyqtarja Enetela Gjoni,pasi ka dëgjuar edhe pretendimet e avokatit mbrojtës,ka vendosur të vlerësojë “të ligjshëm” arrestimin e 30-vjeçarit Sokol Tabaku dhe ka caktuar për të masën e sigurisë “arrest me burg”,me afat 60-ditë.

Avokati i Tabakut Shuaip Syri ka deklaruar se klienti i tij është i pafajshëm dhe se nuk është ai autori i kësaj ngjarjeje të rëndë,ndërsa motra e të plagosurit kërkon drejtësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco