Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e pedagogëve dhe punonjësve të Universiteteve
“Të gjithë në protestë”. “Nesër greva e plotë e Universiteteve”, shkruan kreu demokrat në një postim në rrjetet sociale.
Mesazhi i plotë:
Të gjithë në protestë. Nesër greva e plotë e Universiteteve!
Pedagogët, studentët, punonjësit e Universiteteve, me thirrjen e Sindikatave të tyre, bojkotojnë mësimin në shenjë proteste ndaj qëndrimit cinik të qeverisë për kërkesat e Sindikatave.
Të gjithë në protestë! sb
© SYRI.net