Edhe pse hakerat zbërthyen shtetin, Rama në delir: Shqipëria e 8-ta në Evropë për shërbime online

Edhe pse hakerat zbërthyen shtetin, Rama në delir: Shqipëria e 8-ta në Evropë për shërbime online

15:56, 16/10/2022

Kryeministri Rama ka publikuar të dhëna nga Raporti i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Digjital të vendeve anëtare.

Ai shkruan se Shqipëria renditet e 8-ta në Evropë dhe e 19-ta në botë për Shërbimet Publike Online, një lajm shumë i bukur për t’u përcjellë nga kanalet e nga portalet.

Ai shton se ka ende shumë për të bërë kundër korrupsionit dhe për forcimin e administratës, po ama për 1225 shërbime publike (95% e gjithë shërbimeve) vendi ynë e ka zhdukur korrupsionin.

Ndërkohë vëtëm pak javë më parë hakerat nxorrën jashtë funksionit të gjithë sherbimet publike të Ramës dhe vijojnë akoma të mbajnë dhe publikojnë të thëna shumë sensitivë të shtetit shqiptar.

Rama: Këto tabela janë nxjerr nga Raporti i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Digjital të vendeve anëtare. Shqipëria renditet e 8-ta në Evropë dhe e 19-ta në botë për Shërbimet Publike Online, një lajm shumë i bukur për t’u përcjellë nga kanalet e nga portalet që nxijnë përditë nga balta e gjysmë të vërtetave, sajesave, akuzave, sharjeve e banaliteteve gjithfarësoj.  Por më e rëndësishme akoma, një lajm për të vërtetën e madhe dhe të mohuar masivisht, se Shqipëria e sporteleve me hekura, e turmave nëpër radha për të marrë një copë letër, e bakshisheve për çdo shërbim në sportel i takon të shkuarës.

Ka ende shumë për të bërë kundër korrupsionit dhe për forcimin e administratës, po ama për 1225 shërbime publike (95% e gjithë shërbimeve) vendi ynë e ka zhdukur korrupsionin, duke u ngjitur në pozicione që deri para disa vitesh as mund të imagjinoheshin, nga fundi i pusit ku e nisëm rrugën e Revolucionit Digjital.

Por pak ditë me pare ne raportin e BE per Shqipërine theksohej me të madhe problemi i korrupsionit të qeverisë.

*Shumëkush flet përçart për sulmin kibernetik mbi Shqipërinë, duke harruar dy fakte të thjeshta, e para se jemi sulmuar pikërisht ngaqë jemi zhvilluar (po të ishim akoma me sportele në shi e në diell, s’do na sulmonin dot) dhe e dyta, se sulmi ka dështuar pikërisht sepse kemi investuar si duhet, duke bërë shumë me pak, e duke u renditur ndër vendet më të zhvilluara për shërbimet publike online.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco