VIDEO – SYRI TV/ Protestë në Rubik, banorët të izuluar: Mbylllet rruga lidhëse me autostradën

16:10, 16/10/2022

Me rrugën e “Kombit” i ndan vetëm Lumi ‘Fan’, por ndodhen prej disa muajsh të izoluar. Banorët e qytetit të Rubikut kanë dalë në protestë, duke bllokuar për disa minuta edhe autosttradën. Ata kanë nisur nënshkrimin e një peticioni përballë shurdhacërisë së pushtetit vendor dhe institucioneve përgjegjëse.

Syri Tv

Banorët e Rubikut kanë dalë në protest këtë të dielë për shkak se siç pretendojna ata, pavarësisht rrugës së kombit që kalon pak metra nga qyteti, janë lënë të izoluar. Me pankarta në duar ku shkruhet “Investimet janë kot, kur Rubiku është në izolim”, banorët bllokuan për 10 minuta segmentin Milot-Rrëshen.

Sipas banorëve, bllokimi i hyrjes në anen veriore të Rubikut që i lidh me rrugën e Kombit ju ka rritur kostot financiare të lëvizjes dhe po falimenton bizneset. Ndërkohë, banorët thonë se kërkesave të tyre nga pushteti vendor dhe institucioneve përgjegjëse, nuk u është dhënë asnjë përgjigje. Protestës së banorëve i është bashkuar edhe deputeti demokrat Kastriot Piroli.

Banorët kërkojnë hapjen e degëzimit, pasi në të lundert reagimi i tyre do të përshkallëzohet. Ata po përgatisin një peticion që do ju dërgohet institucioneve qëndrore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco