VIDEO-SYRI TV/ Rregulluan shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti, 22.4 mln lekë gjobë çiftit të moshuarve

12:45, 16/10/2022

Një çift të moshuarish është gjobitur me plotë 22. 4 milionë lekë pasi rikonstruktoi banesën e dëmtuar nga tërmeti.

Rasti i trisht vjen nga fshati Kryeqkur i Divjakës, ku të moshuarit Misir e Mira Dervishi apelojnë pa ndihmë, pasi sipas tyre shteti u ktheu në varr, banesën që po sikonstruktonin për të strehuar djalin invalid.

Me lot në sy, dy të moshuarit tregojnë se rikonstruksionin e nisën me leje ta Bashkisë, pasi kjo e fundit i refuzojë që t’i ndihmonte për t’i strehuar.

Në një kohë që kryeministri Edi Rama kujdeset persnalisht për të ligjëruar katet e kullave pa leje në në mes të Tiranës, forca e ndëshkueshmërisë së tij tregohet e pakursyer ndaj të dobtëve. Pas të moshuarës në Vlorë, që shoqërorohet forcërisht e sot bredh dyerve të gjykatave për një kotec, sot një tjetër rast vjen nga Divjaka, nga fshati Kryevidh, ku edhe me GPS, inspektorët e INUV Tirana e kishin të vështirë ta gjenin si vendodhje.

Diku në një parcelë  të harruar të fshatit Kryvidh jeton familja e 70 vjeçarit Misir Dervishi, ku fati i keq e ka dënuar të kujdeset për bashkëshorten e sëmurë dhe djalin invalid. Por situata për këtë familje u rëndua kur tërmeti i la edhe pa një strehë mbi kokë. Ropatjet e herëpashershme në Bashkinë e Divjakës ishin pa rezultat, e me përgjigjen se kjo bashki nuk kishte mundësi financiare për tu riparuar shtëpinë, por e vetmja alternativë ishte dhënia e lejes për riparimin e saj.

Pasi siguroi të ardhurat nga të afërmit, me borxhe që duket se nuk do të ketë mundësi kurrë për t’i shlyer, Misiri nis rikonstruksionin e shtëpisë.

Pikërisht këtu familja Dervishi merr një tjetër goditje, por këtë herë jo nga fati, por nga shteti kujdestar i kateve pa leje. Banesa që Misir Dervishi po rindërtonte për të strehuar bashkëshorten e sëmurë dhe djalin invalid u cilësuar ndërtim pa leje, pasi sipas inspektorëve kishte tejkaluar lejen e dhënë nga Bashkia Divjakë, e për këtë e gjobiti me 22 milionë e 400 mijë lekë.

Në këto kushte, çifti i të moshuarve është gati ta hedhë posht të gjithë mundin e djersën, e shteti veç ti strehojë djalin e sëmurë, i cili përkohëishte është e strehuar tek e motra.

Mira Dervishi tregon peripetcitë e jetës dhe mundit për të siguruar ato pak të ardhura për rikonstruksionin e banesës.

Tashmë kalvarit të vuajtjeve u shtohet ropatja në dyert e gjykatave, ku pamundësisë për të garantuar jetesën u shtohen edhe pagesat për ankimin e gjobës.

Në pamundësi për të shlyer gjobën e vendosur, e moshuara ka vetëm një zgjidhje, e cila mund të kënaq egon e pamëshirme për zbatimin e ligjit tek më të dobtit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco