VIDEO/ Tre vlonjate kapin ‘Jackpotin’, bien në prangat e policisë

09:51, 16/10/2022

Tre persona janë arrestuar në Vlorë, pasi akuzohen për organizim lojërash fati.

Policia thotë se, këta persona u kapën në flagrancë duke vënë baste sportive nëpërmjet aparateve celulare dhe kompjuterëve të lojërave të fatit.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Jackpot’, për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme ‘Shqiponja’.

U kapën në flagrancë duke vënë baste sportive nëpërmjet aparateve celulare, vihen në pranga 2 shtetas. Në pranga edhe mbikëqyrësi i kompjuterave që shërbenin për lojëra fati.

Shpallet në kërkim pronari i lokalit të vendosur në dispozicion për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Sekuestrohen 4 kompjutera dhe 2 aparate celulare që shërbenin për lojëra fati.

Shërbimet e Policisë, mbështetur me inteligjencë informative se në një lokal në lagjen ‘Osman Haxhiu’, organizoheshin lojëra të fatit, finalizuan operacionin policor të koduar ‘Jackpot’.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- O. Ll., 18 vjeç, N. Ll., 38 vjeç dhe E. V., 51 vjeç, për veprat penale ‘Organizimi i lotarive të palejuara’ dhe ‘Fshehja e të ardhurave’.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

- Xh. Ll., 39 vjeç, për veprat penale ‘Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati të palejuara’, ‘Organizimi i lotarive të palejuara’ dhe ‘Fshehja e të ardhurave’. Vijon puna për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit Xh. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan 4 kompjutera që përdoreshin për lojëra fati dhe që mbikëqyreshin nga shtetasi i arrestuar O. Ll.

Gjithashtu po në ambientet e këtij lokali, shtetasit N. Ll., dhe E. V. u konstatuan duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparateve të tyre celulare, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco