Rrëfimi ndryshe i Doktor Berishës: Cigares i kam thënë mirupafshim përgjithmonë, kam vullnet të hekurt

Rrëfimi ndryshe i Doktor Berishës: Cigares i kam thënë mirupafshim përgjithmonë, kam vullnet të hekurt

21:38, 15/10/2022

Kryetari i PD Sali Berisha duke tymosur një cigare. Shumicës prej nesh ky imazh vështirë të na vijë para syve sado të gërmojmë arkivën. Por Doktori zbuloi në emisionin 'Why Not' se e ka pirë cigaren si i ri dhe se e ka lënë përgjithmonë në vitin 1977.

Parimi i tij mbetet ai i Kamys: 'Duhet të jesh mik i të gjitha kënaqësive normale por jo skllav i tyre'

Berisha: Cigaren nuk e pi, e kam lënë në vitin 1977 dhe se kam vënë kurrë më në gojë. Kam vullnet të hekurt. Cigarja është realisht një armik i njeriut, i faktuar nga mijëra studime. Ka edhe individë që në moshën 90-vjeçare që e pinë dhe nuk kanë parë ndonjë dëm, por ky është përjashtim. Rregulli është se cigarja është e dëmshme. Pasi kam menduar gjatë dhe kam arritur në përfundimin se ky është një armik unë jam ndarë, i kam thënë mirupafshim përgjithmonë. Albert Kamy thotë: Duhet të jesh mik i të gjitha kënaqësive normale por jo skllav i tyre. Njeriu nuk duhet të skllavërohet, kur sheh që ka dëmtime, stop.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco