Sali Berisha: Mbështetësit, forcë dhe frymëzim për mua

Sali Berisha: Mbështetësit, forcë dhe frymëzim për mua

21:34, 15/10/2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin 'Why Not' me Roza Latin. Sali Berisha foli për mbështetësit e tij, për të cilët tha se i japin forcë dhe e frymëzojnë. Ka një ekzaltim të masave kur ai shfaqet por doktori është me këmbë në tokë, i vetëdijshëm edhe për ata që nuk e duan.

Berisha: Është relative. Ka që të presin me entuziazëm të madh, ka të tjerë që kanë qëndrimet e tyre. Jemi në një shoqëri ku ka qëndrime të ndryshme. Entuziasmi i atyre që më presin mua është inkurajim i madh, një energji pozitive që më induktojnë dhe japin forcë dhe frymëzim.

Fushatat dhe daljet e tij elektorale i ka shoqëruar në vijimësi muzika rock dhe ai tregon lidhjen me këtë zhaner muzikor.

Berisha: Po. Muzika rock është muzika e lirisë dhe ne në gjenratën time e kishim të ndaluar. Ky ishte një faktor. E vërteta është se rocku me "agresivitetin" e tij gudulis jo vetëm koshiencën por edhe subkoshiencën e njeriut. Ka vlera të jashtëzakonshme por në themel të hard rockut qëndron dhe kontributi i një shqiptari, Pal Lekës, që ka qenë një muzikant dhe u bë i famshëm me "Na Na, Hey Hey". E ka një kuqezi brenda rocku.

Një prej këngëve më të njohura që ka shoqëruar PD është dhe "Shqipëria po ndryshon".

Berisha: Shqipëria po ndryshon ishte një këngë kushtrimi dhe optimizmi, realiteti dhe ishte shumë e vërtetë. Ne në shekuj mijëvjeçarë jemi Europë por në disa aspekte ishim më keq se shumica dërmuese e vendeve të Afrikës. Në 1992 ishim në tre vendet më të varfra të botës, dy prej të cilave ishin Uganda dhe Angola. Në këtë kontekst Shqipëria ndryshoi ndoshta më shumë se çdo vend tjetër pasi në 2008 kaloi nga grupi i vendeve me të ardhura të varfra në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Por e vërteta është se Shqipëria këto 8 vite ndryshoi në sens të kundërt. Shqipëria po ndryshon mbetet një e vërtetë që e shoqëron këtë vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco