'78 vjeç, në top formë'/ Berisha zbulon dy sekretet anti-plakje

'78 vjeç, në top formë'/ Berisha zbulon dy sekretet anti-plakje

21:33, 15/10/2022

Ai është gjithmonë në formë. Kjo është më e dukshme në këtë 78 vjetor të tij.

Në Why? Not Sali Berisha foli për sekretet antiplakje.

Berisha: Unë bëhem 78 vjeç por unë jam njeri i besoj forcës së trajnimit apo kalitjes. Dy janë sekretet antiplakje. Puna është e para, asgjë nuk të mban më të formë koren e trurit që është gjithë magazina e mendimit dhe dijeve, sa puna. E dyta padiskutim aktiviteti fizik, unë e pëlqej shumë. Forma më kryesore mbetet ecja ndërsa nga veglat pëlqej eliptoidin që e përdor. Një pasion që kam e ushtroj në brigjet e Gjirit të Lalëzit por edhe në dhomën time. Unë eci, nuk njoh asnjë pengesë për të bërë 10 mijë hapa në ditë.

Berisha tregoi se nuk ka raport të mirë me fotot dhe kjo e ka një arsye të veçantë.

Berisha: Nuk kam qenë asnjëherë i apasionuar pas fotove sepse në momentin që shkrepen ato janë e shkuara. Unë interesohem për të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco