35-vjeçari hidhet nga kati i gjashtë dhe humb jetën tek 'Myslym Shyri'

35-vjeçari hidhet nga kati i gjashtë dhe humb jetën tek 'Myslym Shyri'

20:09, 15/10/2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë. Mësohet se një 35-vjeçar është vetëhedhur nga kati i gjashtë i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Burime bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën 'Myslym Shyri' në kryeqytet.

Mbeten të paqarta shkaqet që kanë çuar të riun me inicialet A.Q., të ndërmarrë aktin e rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë së Tiranë
Më datë 15.10.2022, në rrugën "Myslym Shyri", dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i banesës, shtetasi A. Q., 35 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco