VIDEOLAJM/ Mjeku përleshet me hajdutin që tentoi t’i vjedhë telefonin

13:15, 15/10/2022

Një 45-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga efektivët e komisariatit nr. 4.

Në Rrugën e Dibrës në kryeqytet ai ka tentuar t’i vjedhë me dhunë telefonin një mjeku.

Mes autorit dhe mjekut ka pasur një përleshje fizike që ka vijuar jashtë dyqanit.

Doktori ka mbetur i lënduar, ndërsa 45-vjeçari mundi të arratisej, për t’u kapur tashmë nga policia.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se më datë 23 shtator ai ka vjedhur shuma parash në një dyqan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco