Grabiti me dhunë të riun në mes të Tiranës, Elvis Sejdo lirohet nga burgu për tejkalim afatesh

Grabiti me dhunë të riun në mes të Tiranës, Elvis Sejdo lirohet nga burgu për tejkalim afatesh

12:09, 15/10/2022

Tejkalimi i afateve për të dalë para Gjykatës për tu njohur me masën e Sigurisë, ka sjellë lirimin nga burgu të Elvis Sejdos, i arrestuar për grabitje me dhunë në Tiranë.

Gjykata pranoi kërkesën e avokatit të tij për shuarjen e masës së sigurimit arrest me burg për Elvis Sejdon dhe tashmë ai është i lirë.

‘Jam i antidrogës, ku i ke lekët’. Kështu nisi grabitja pasditen e 8 gushtit në zonën “Komuna e Parisit” në kryeqytet.

Të riut Kevin Zekës i grabitën me armë 1450 euro dhe biçikletën, ndërkohë që në pranga ranë Sebastjan Ogiçi, Ruzhdi Thomas dhe Elvis Sejdo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco