Kandidatë për gjyqtarë në Kushtetuese, KED lejon kandidimin e Ardian Dvoranit dhe Gent Ibrahimit

Kandidatë për gjyqtarë në Kushtetuese, KED lejon kandidimin e Ardian Dvoranit dhe Gent Ibrahimit

11:47, 15/10/2022

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka lejuar kandidimin për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të dy kandidatëve Ardian Dvorani dhe Genti Ibrahimi.

Deri tani kandidimi për Ibrahimin është mbajtur pezull për shkak të një problemi me pasqyrën financiare. KED kërkoi ekspert për të ardhurat e shpenzimet dhe pas raportit të ekspertit është dhënë dakordësi për kandidaturën.

‘Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, referuar rendit të ditës pasi u njoh me materialin e përgatitur nga relatori për kandidatin Ardian Dvorani, për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese zAltin Binaj, të shpallur nga Kuvendi i Republikës, vendosi lejimin e kandidimit të këtij kandidati.

Ndërsa lidhur me pikën e dytë të rendit, që kishte të bënte me diskutimin e aktit të ekspertimit për komponentin pasuror, të kryer për kandidatin Gent Ibrahimi, i cili kandidon për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese Përparim Kalo, të shpallur nga Presidenti i Republikës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, mbasi administroi aktin e ekspertimit dhe procedoi me pyetjen e ekspertit të thirrur për dhënien e sqarimeve për përmbajtjen e tij, në përfundim vendosi lejimin e kandidimit të këtij kandidati.’- njofton KED.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco