Tapë në timon, policia arreston dy persona në Kukës

Tapë në timon, policia arreston dy persona në Kukës

11:36, 15/10/2022

Policia e Qarkut Kukës ka vënë në pranga dy persona pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Po ashtu janë pezulluar 3 leje drejtimi, pasi drejtuesit u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, nën efektin e alkoolit.

Njoftimi i policisë:

DVP Kukës/Shërbimet e Policisë Rrugore, kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore dhe pranë shkollave, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor. 

Gjatë 24 orëve, janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh për veprën penale "Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, konkretisht shtetasit:

-R. M.,  57 vjeç, banues në fshatin Topojan, pasi në aksin rrugor “Kukës-Shishtavec”, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

- M. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Nangë, pasi në aksin rrugor “Kukës-Bicaj”, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve, janë pezulluar 3 leje drejtimi, pasi drejtuesit u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, nën efektin e alkoolit.

Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Kukësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco