Protesta e pedagogëve, Ifti: Rama fyen, të hënën s’do ketë mësim! Karamani

16:53, 14/10/2022

Pedagogët Margarita Ifti dhe Erison Karamani komentuan në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv protestën të cilën kanë mbajtur kohët e fundit ku kërkojnë rritjen e pagave.

Ifti deklaroi se mosmarrëveshjet nuk zgjidhen pa bisedime ndërsa shtoi se s'ka asnjë tendencë nga qeveria për negociata. Sipas saj qeveria po i trajton pedagogët pa respekt ndërsa shtoi se duhet t’iu hapet dera e bisedimeve dhe paralajmëroi se të hënën s'do ketë mësim.

"Oferta për 7 për qind rritje page nuk mbulon as inflacionin e vitit të fundit që propozoi qeveria. Nga protesta e parë e pedagogëve në fund të shtatorit deri sot kemi rritje të pjesëmarrësve.

Tendenca është pozitive. Jemi pedagogë, kemi për detyrë të edukojmë brezat. Mendoj se meritojmë një gjuhë që shpreh respekt.

Duhet të hapet dera e bisedimeve. Kemi rritje të pjesëmarrjes dhe një rritje energjie. Se ku do shkojë kjo nuk dihet.

Një ish-studente e imja shefe departamenti në Durrës ka ardhur kastile për protestën, që s’ka ndodhur më herët.

S'kanë dhënë asnjë cent për kërkime shkencore. Jemi në kushtet që kolegët tanë jashtë vendin nuk i besojnë dot."-tha Ifti.

Ndërsa pedagogu Erison Karamani deklaroi se pedagogët për vite me radhë s'kanë pasur rritje page.

"Pedagogët janë elita e shoqërisë. Më mirë vonë se kurrë, situata është ende dinamike. Mbetet për tu parë reagimi i qeverisë dhe reagimi i pedagogëve.

Numrat po rriten në protestë. Jemi të vendosur. Po u shua kjo protestë, s’do ndryshojë asgjë siç nuk ka ndryshuar prej kaq vitesh.”-tha Karamani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco