Masakra në Klos, infermieri: Djali erdhi vetë në këmbë në qendër shëndetësore

Masakra në Klos, infermieri: Djali erdhi vetë në këmbë në qendër shëndetësore

10:07, 13/10/2022

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e djeshme në Klos ku mbetën të vrarë tre persona. Babë e bir u qëlluan për vdekje nga Fiqëir Mjeshtri i cili pak minuta pas ngjarjes vrau dhe veten. Infiermiri i spitalit të Klosit duke folur për mediat ka treguar dhe momentin kur të plagosurit kanë mbërritur në spital.

“Djali erdhi vetë në këmbë në qendrën shëndetësore”, tha infermieri Bashkim Doda.

Këta të fundit mbetën të plagosur as një sherri për motive të dobëta, ku ‘mollë sherri’ është bërë një vajzë që mësohet se adoleshenti ngacmonte. Nga ngjarja në fjalë humbën jetën fatkeqësisht Ilir dhe Kenad Shira. Ndërkohë autori i ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri pas krimit vrau veten.

“Rreth orës 1 e ca të drekës, gjatë turnit të parë, ka ardhur në qendrën shëndetësore një djalë i ri, i plagosur me armë zjarri. Ishte i plagosur në pjesën e qafës dhe në shpatull. I kemi dhënë ndihmë mjekësore. Më pas me ambulancë e kemi çuar drejt spitalit të Burrelit. Në këto momente ka ardhur dhe babai i tij, me mbiemër Hasula. I dhamë ndihmën e shpejtë, ai ishte më rëndë. Kishte plumb në shpatull dhe në qafë. I vendosëm oksigjen. Djali thoshte; ‘na shpëtoni’. Ndërsa babai ishte më rëndë. Ne i kemi bërë disa pyetje për të parë nëse kishte parametrat në rregull. Djali erdhi vetë në këmbë në qendër shëndetësore.”, tha infermieri.

Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Bakir Mjeshtri, ndërsa Renat dhe Kenado kishin ardhur me prindërit e tyre për t'u sqaruar në lokal. Në bisedë e sipër, Mjeshtri i kishte kërkuar njërit prej të miturve, që të martohej me të bijën, por kur kishte marrë si përgjigje refuzimin dhe fyerjet për të bijën, ai ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar me armë zjarri. Pasi qëlloi mbi 4 persona,  Mjeshtri, pronar i një galerie kromi u largua nga vendi i ngjarjes, autori i krimit është vetëvrarë 900 metra larg banesës së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco