EMRAT/ Prodhim kanabisi në Shkodër, 16 të arrestuar, 10 gra u arrestuan tek po punonin lëndën narkotike

EMRAT/ Prodhim kanabisi në Shkodër, 16 të arrestuar, 10 gra u arrestuan tek po punonin lëndën narkotike

09:51, 13/10/2022

Një grup i mirëorganizuar kriminal që merrej me prodhimin dhe shitjen e kanabisit është goditur nga policia e Shkodrës. Në pranga kanë rënë 16 persona, 10 prej të cilëve ishin gra që u arrestuan në flagrancë.

Ato ishin banuese në Tiranë, Fushë Krujë dhe Kamëz. Njëra prej tyre ka qenë edhe më parë e dënuar dhe bënte rolin e organizatores. Gjente punëtorët nga Tirana dhe i sillte në Shkodër për përunimin e kanabisit.

"Mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative, është organizuar dhe finalizuar faza e katërt e megaoperacionit, e zhvilluar në lagjen “Bleran” të fshatin Bardhaj, njësia administrative Rrethina Shkodër, ku u arrestuan në flagrancë 16 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit P. Gj., 31 vjeç, në ambientet e jashtme dhe të brendshme të kësaj banese, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde narkotike në proces tharjeje dhe lëndë narkotike të thatë, me peshë totale 86 kilogramë kanabis. 

Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e kësaj banese, janë kapur në flagrancë duke përpunuar lëndën narkotike, 10 shtetase: D. H., D. Ç., D. H., F. Gj., H. B., M. H., E. D., B. M., V. H. dhe  F. B., nga Tirana, Kamza dhe Fushë Kruja, të cilat në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë. Njëra prej këtyre shtetaseve, konkretisht shtetasja D. H., 42 vjeçe, banuese në Kombinat, Tiranë, e dënuar edhe 3 herë të tjera më parë po për këtë veprimtari kriminale, kishte rolin e organizatores. Ajo gjente punëtore, kryesisht nga Tirana dhe Kruja, për të përpunuar kanabisin.
 
Po gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit:  Z. Gj., 56 vjeç dhe A. Gj., 55 vjeçe (bashkëshortë) dhe 3 djemtë e tyre, shtetasit: 

E. Gj., 24 vjeç, R. Gj., 22 vjeç dhe P. GJ., 31 vjeç, si dhe shtetasja F. Gj., 29 vjeçe, bashkëshortja e shtetasit P. GJ. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi F. Gj., 31 vjeç, djali tjetër i bashkëshortëve Z. Gj. dhe A. Gj. 

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi P. Gj. grumbullonte bimë narkotike kanabis për përpunimin dhe përgatitjen për shitje. Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. 

Në vijim të kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 86 kilogramë kanabis, dy ventilatorë që shërbenin për tharjen e bimëve narkoitke, 3 automjete dhe 15 aparate celulare. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të kryera në bashkëpunim", njofton policia.

Emrat e plotë:

1-Zef Gjoni, 56 vjeç, banues ne Bleran, Bardhaj, Njesia Administrative Rrethina, Shkoder,

2- Pjeter Gjoni, 31 vjeç, banues ne lagjen Bleran, fshati Bardhaj , Nj@sia Administrative Rethina ‚Shkoder ,

3- Elvis Gjoni, 24 vjeç banues né Bleran, Bardhaj, Njesia Administrative Rrethina, Shkoder,

4- Roland Gioni, 22 vjeç, banues ne lagen Bleran, fshati Bardhai , Niesia Administrative Rethina ,Shkoder ,

5- Flora Gioni 29 vjeçe, banues ne Bleran, Bardhaj, Skoder,

6 - Antoneta Gjoni 55 vjeçe banues ne Bleran, Bardhaj, Skoder,

7- Danjela Hasani, 42 vjeçe banues ne Kombinat, Tirane,

8- Drita Cuni 45 vjeçe banues, në Kamez,

9-Dorentina Hoxha 34 vjeçe,  banues ne Mamurras,

10- Franga Gini 52 vjeçe, banues ne Kamez, Tirane,

11- Hurme Bafti, 47 vjeçe banuese ne Kamez, Tirane,

12- Mimoza Hoti, 51 vjeçe banues ne Kombinat, Tirane,

13- Elida Doku 43 vjeçe banuese ne Fushe kruje,

14- Blerina Meta, 37 vjeçe banues ne fshatin Larushk, FushE-Kruje, Kruje,

15- Valbona Haka, 45 vjeçe banuese ne fshatin Nikel, Fushe Kruje,

16- Fatime Baftaj 53 vjeçe, banues ne Kamëz,

17- Fabion Gjoni 31 vjeç ( i shpallur ne kerkim) I dyshuar si I perfshire ne kete ngjarje kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco