KiE refuzon ftesën e Ramës për darkë pune pas fjalimit në Asamble

KiE refuzon ftesën e Ramës për darkë pune pas fjalimit në Asamble

21:34, 12/10/2022

Këshilli i Europës ka vendosur që të refuzojë ftesën e Edi Ramës, për darkën zyrtare, ku kishte ftuar krerët e shteteve pjesëmarrëse.

Vendimi ka ardhur pas fjalimit të sotëm të Ramës në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Europës.

Fjalimi i gjatë prej më shumë se 1 orë dhe debatet e shoqëruar më pas nga Rama me eurodeputetët të ndryshëm, duket se kanë acaruar drejtuesit e KiE-së.

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i cili ka bërë publik edhe emailin e anulimit të ftesës për Edi Ramës, shkruan se kjo ka ardhur pas fjalës së turpshme të tij.

‘Pas fjalës së turpshme, arrogante dhe me tone fyese sot ndaj eurodeputetëve, lidershipi i Këshillit të Europës tërheq mbrapsht dhe anullon ftesën për darkë pune drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë.

Vendi ynë meriton më shumë, meriton një Kryeministër dhe qeverisje normale dhe jo një klloun e palaço cirku!’, shkruan Belind Këlliçi në Facebook.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco