Berisha takim me këshilltarin e Berlusconit: Rezultati zgjedhor, fillim i ri në bashkëpunimin me PD

Berisha takim me këshilltarin e Berlusconit: Rezultati zgjedhor, fillim i ri në bashkëpunimin me PD

16:49, 12/10/2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjete sociale foto nga takimi me Këshilltarin e Presidentit të Forza Italia.

Berisha shprehet se rezultati zgjedhor në Itali parashtron një fillim të ri në bashkëpunimin mes PD dhe koalicionit qeverisës në Itali.

Statusi i Berishës
Takim me Dr. Marco Marrone, Këshilltar i Presidentit të Forza Italia. Rezultati zgjedhor në Itali parashtron një fillim të ri në bashkëpunimin mes PD dhe koalicionit qeverisës në Itali.

Ky ishte mesazhi kryesor nga takimi miqësor që pata kënaqësinë të zhvilloja me Dr. Marco Marrone, Këshilltar i Presidentit të Forza Italia, Z. Silvio Berlusconi, së bashku me Kryetarin e Degës Romë të PD, Z. Bardhok Doda. 

Gjatë takimit i shpreha Z. Marrone urimet më të mira për rezultatin historik të arrirë nga Forza Italia dhe nga koalicioni i qëndrës së djathtë gjatë zgjedhjeve të 25 shtatorit, duke i uruar një fillim sa më të shpejtë e të suksesshëm ekipit të ri qeverisës.

Rikujtova gjithashtu se bashkëpunimi mes dy vëndeve tona mbetet i një rëndësie thelbësore në çdo dimension, ekonomik e social, politik, por në veçanti në drejtim të luftës kundër krimit të organzuar dhe forcimit të shtetit ligjor. 

Gjatë takimit, patëm mundësinë t'i përcillnim urimet tona dhe familjes Berlusconi nëpërmjet një komunikimi telefonik me Z. Paolo Berlusconi.

Gjej rastin të falenderoj Z. Marrone për përcjelljen nga ana e tij, të vlerësimit me çertifikatën e Honoris Causa ndaj meje të lëshuar nga Universiteti Ruggero II, liçencuar në Shtetin e Floridas në SHBA. sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco