Vrau babë e bir dhe më pas vete, ky është autori i masakrës në Klos

Vrau babë e bir dhe më pas vete, ky është autori i masakrës në Klos

16:20, 12/10/2022

Personi në foto është Fiqiri Mjeshtri, autori i vrasjes së babë e bir në Klos, Kenado dhe Liri Shira. Fiqiri Mjeshtri pas krimit ka vrarë veten. Në ngjarje mbetën të plagosur edhe dy të tjerë, Renato dhe Enlantin Hasula, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 14:00 në qendër të qytetit Klos. Dyshohet se fillimisht në konflikt janë përfshirë të rinjtë, bëjnë me dije burime për Syri.net, ndërsa kanë shkuar në një lokal për tu sqaruar bashkë me prindërit e tyre.

Në një moment konflikti ka degraduar në ofendime e sharje, ndërsa më pas një nga autorët e dyshuar ka shkuar dhe ka marrë armën duke qëlluar drejt katër personave të tjerë të fiseve Shira e Hasula.

Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të vrarë Liri e Kenado Shira 46 e 17 vjeç, babë e bir si dhe të plagosur Eglantin e Renato Hasula. Këta të fundit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Ndërsa autori Fiqiri Mjeshtri është vetëvrarë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco