Vrasja e babë e bir në Klos, policia zbardh dinamikën

15:50, 12/10/2022

Policia e Klosit ka zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë ku mbetën të vrarë 2 babë e bir dhe u plagosën 2 të tjerë.

Në një prononcim për mediat drejtori i përgjithshëm i policisë Dibër ka reaguar duke dhënë informacion shtesë mbi këtë ngjarje të rëndë.

Shkaku i konfliktit nuk dihet ende, ndërsa paraprakisht policia dyshon se viktimat kanë qenë rastësore pasi objektivi i autorit kanë qenë Eglantin Hasula dhe Renado Hasula, edhe këta babë e bir. Të dy ata janë të plagosur dhe fillimisht u trajtuan në spitalin e Burrelit dhe s ëfundmi janë nisur për në Tiranë.

“Sot në orën 14:15 minuta në Klos ka ndodhur në ngjarje e rëndë, ku ngelen të vrarë Ilir dhe Kenado Shira. Të plagosur janë Renato dhe Eglantin Hasula. Të plagosurit janë nisur në Tiranë. U bë e mundur kapja e tre personave, Fiqiri, Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë, është vetëvrarë.”, tha drejtori i Policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco