EMRI/ Vret veten autori i ekzekutimit të dyfishtë në Klos

EMRI/ Vret veten autori i ekzekutimit të dyfishtë në Klos

15:35, 12/10/2022

Ka marrë përmasa tragjike konflikti në Klos. Pas vrasjes së babë e bir, Kenado dhe Liri Shira, autori i ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri është larguar nga vendi i ngjarjes me qëllim largimin nga policia.

Por, sipas kreut të Policisë së Matit, autori i dyshuar i ngjarjes ka vrarë veten disa qindra metra larg vendit të ngjarjes.

Policia ka shoqëruar tre persona në lidhje me ngjarjen në fjalë.

“Sot në orën 14:15 minuta në qytetin e Klosit u vranë Ilir Shira dhe Kenado Shira. Të plagosur Renato Hasula dhe Englatin Hasula.  U bë e mundur kapja e dy personave Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Autori i tretë Fiqiri Mjeshtri ka ndërruar jetë është vetëvrarë” tha Dhimitraq Ziu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco