Përplasen makinat në Durrës, tre të rinj përfundojnë në spital

Përplasen makinat në Durrës, tre të rinj përfundojnë në spital

07:52, 12/10/2022

Përplasja e dy makinave në Durrës këtë mëngjes ka bërë që tre të rinj të përfundojnë në spital dy prej tyre shoferët dhe person ii tretë ishte pasagjerja që udhëtonte në njërin prej mjeteve.

Policia e Durrësit tha se në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13, një automjet që drejtohej nga 25-vjeçari M. Q ka përplasur një automjetin që drejtohej nga F.S, 29 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit dhe pasagjerja V.B, 23 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Një grup hetimor u dërgua në vendin e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco