‘Kam parë tmerr, nëna me foshnje’, i riu që u largua me gomone drejt Britanisë: Pasi na kapën, na dërguan…

‘Kam parë tmerr, nëna me foshnje’, i riu që u largua me gomone drejt Britanisë: Pasi na kapën, na dërguan…

08:23, 11/10/2022

Largimet masive të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe duke përdorur gomone, tashmë janë bërë pamje të zakonshme për t’u parë. Një prej të rinjve që është larguar drejt Britanisë së Madhe, foli për metodën e përdorur nga shqiptarët për t’u larguar.

Në një intervistë për emisionin “Opninion”, ai tha se kishte bërë 5 orë me gomone dhe gjatë lundrimit në det janë shoqëruar edhe nga policia franceze e cila nuk i ka ndaluar, por thjesht i kanë kontrolluar. Ai tregoi se pagesa e udhëtimit iu bëhet sekserëve në momentin që kalohen ujërat detare të Francës. Në të kundërt, Allushi tha se nuk paguhet asgjë.

Blendi Fevziu: Ke shpresë të marrësh gruan dhe fëmijën?

Andi Allushi: Të them të drejtën kam shpresë, por me gomone jo është shumë e vështirë. Kam parë tmerr me familjarë me fëmijë të vegjël. Kam parë nënë me foshnje, nuk i kishte 1 vjeç fëmija. 8 orë, ka pasur raste ka shkuar edhe nga 12 deri në 13 orë. Kishte lloj-lloj kombësie, afganë, arabë, iranianë, irakenë.

Allushi u shpreh se pasi zbritën në Britani autoritetet i kanë dërguar në hotele të ndryshme personat që ndodheshin në gomone.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco