Curri: Alibeaj punon për interesin e tij dhe është i komanduar nga tjetër kush

21:05, 10/10/2022

Analisti Arjan Curri, i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv deklaroi se Enkelejd Alibeaj nuk punon për interesin e opozitës por vetëm për interesa personale.

Curri deklaroi se Enkelejd Alibeaj e ka marrë këtë vendim që në fillim, duke mos iu bashkuar interesit të opozitës, por atyre personale.

Analisti theksoi se Alibeaj, i vetëquajtur kryetar i Partisë Demokratike, është i komanduar nga tjetër kush, duke iu referuar qeverisë së Ramës.

"Alibeaj punon për Partinë Demokratike apo për interesin e tij? Përgjigja është e thjeshtë. Për interesin e tij.

Ka zgjedhur të digjet si kamikaz. Ka zgjidhje, do jesh me njerëzit apo sistemin? Ka marrë vendimin që në fillim."-tha Curri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco