Arjan Çani: Alibeaj instrument i Ramës. E di shumë mirë se nuk ka të ardhme!

20:59, 10/10/2022

Gazetari Arjan Çani u shpreh në Çim Peka Live, se deputeti Enkelejd Alibeaj është instrument i Edi Ramës. 

Çani tha se Alibeaj e di shumë mirë që nuk ka të ardhme dhe mendon se deri në vitin 2025, sa të jetë në pushtet Edi Rama, është i mbrojtur. 

Arjan Çani: Ai vetë, të jemi të sinqertë, sa deputetë numëron sot 7-8-10? Ka një numër pra. Duke qenë kështu, ne prandaj flasim. Po të ishte vetëm ai s'do bënte të tilla gjëra. E dyta, ai është instrumenti i një sistemi të caktuar, i sistemit të pushtetit, i këtij regjimi, me Edi Ramën në krye, gjykatat, prokurorinë, sot Alibeaj deri në 2025 është i mbrojtur. Ai e di shumë mirë që nuk ka të ardhme. Le të bëhem unë avokati i djallit. Ç'do bëja unë po të isha Alibeaj? Fiks si ai. Është produkt i sistemit. Për mua ai është një kamikaz. Nuk ka dy rrugë, vetëm një. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco