Arben Ristani: Alibeaj si mbreti lakuriq, kujton se është kryetar se ashtu i thonë!

20:55, 10/10/2022

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Ristani, i ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv komentoi situatën politike në vend dhe zhvillimet në kampin opozitar.

Ristani foli edhe për Enkelejd Alibeajn, për të cilin tha se ai është si historia e mbretit lakuriq ndërsa theksoi se ai kujton se është kryetar i PD-së se ashtu i thonë.

"S'më duket normale përqasja e të tretëve që kanë ndaj Alibeajt. Përqasje që duke qenë e gabuar edhe atë e bën të gabojë.

Duke e trajtuar si kryetar i PD, askush nuk bën pyetjen e thjeshtë kush e komandoi."-tha Ristani.

Më tej Arben Ristani tha se Enkelejd Alibeaj beson atë që i thonë të tjerët ndërsa shtoi se lëvizjet e tij janë të gabuara.

"Si historia e mbretit lakuriq që e besonin të gjithë që ishte. Duke u vendosur në këtë pozicion, e gjithë narativa e asaj që thotë është e gabuar."-deklaroi Ristani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco