Avenir Peka zgjidhet Kryetar i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD

Avenir Peka zgjidhet Kryetar i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD

20:18, 10/10/2022

Delartamenti i Rendit dhe Sigurisë në PD ka zgjedhur Avenir Pekën si kryetar të tij. Peka është jurist me profesion, dhe ka shërbyer në qeverisjen e Partisë Demokratike si Këshilltar i Kryeministrit për Rendin dhe Sigurinë Kombëtare; Zv/ ministër i Brendshëm, Ministër i Brendshëm i komanduar; dhe Avokat i Shtetit pranë Gjykatave Ndërkombëtare.

Më herët ai ka shërbyer si Këshilltar Ligjor Ndërkombëtar, pranë Departamentit të Drejtësisë, në UNMIK, Kosovë. 

Peka është Doktorant në Drejtësi. Ka kryer studimet pasuniversitare për Adminstrim Publik pranë Fakultetit të Ekonomisë; Kursin për Lidership Publik në Universitetin e Harvardit; Kursin e Lartë Pasuniversitar të Sigurisë, pranë Akademisë së Sigurisë së Forcave të Armatosura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco