VIDEO/ Berisha takim me partitë opozitare: Nuk tërhiqemi nga primaret, mirëpresin këdo që të kandidojë

17:22, 10/10/2022

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një tryezë takimi me partitë opozitare të cilat nuk janë të përfshira në parlament.

Qëllimi i takimit është unifikimi i partive opozitare për të dalë të bashkuar në zgjedhjet lokale që janë vitin tjetër.

Pak para takimit me përfaqësuesit e partive, kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur për gazetarët që ishin jashtë selisë.

‘As kam kushte dhe as nuk marr kushte. Mirëpres cilindo që të kandidojë apo të propozojë.

Nuk mund të tërhiqem nga primaret, kush i ekzistencës.

Nuk ka kërkuar njeri të tërhiqet nga primaret.’, - është shprehur kreu i PD-së, Sali Berisha për gazetarët që ishin para selisë së PD-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco