'Vendim katastrofik'/ Meta: Basha mashtroi Kryemadhin për djegien e mandateve

'Vendim katastrofik'/ Meta: Basha mashtroi Kryemadhin për djegien e mandateve

18:03, 08/10/2022

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se djegia e mandateve ishte një vendim katastrofik ekskluziv i Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha.

Meta u shpreh se edhe Monika Kryemadhi ra pre e besimit të verbër ndaj Bashës dhe u mashtrua, duke vendosur për djegien e mandateve së bashku me PD-në.

Ish-kreu i Shtetit, duke folur për News24 shtoi se vetë ai ishte kudër këtij vendimi dhe i ka paralajmëruar nga Gjermania Kryemadhin dhe Petrit Vasilin se pasojat do të ishin të mëdha.

Ai shtoi gjithashtu se qëndroi në Presidencë deri ën fund të mandatit pasi kishte bërë betimin.

“Nga pikpamja e respektimit të të drejtave të njeriut, nga pikëpamja ekonomike dhe sociale, situata është ulëritëse, por unë isha betuar mbi kushtetutë që do të qëndroja si president deri në fund të mandatit. Djegia e mandateve kishte vendime fatale për demokracinë, ishte vendim i gabuar i Partisë Demokratike, por unë i kam paralajmëruar edhe Monikën edhe Petrit Vasilin që të mos i digjnin mandatet. Fakti që sot kemi zero këshilltar në Këshillat Bashkiak është një situatë e keqe ku nuk mbron dot të drejtat e qytetarëve. Duhet të jemi të sinqertë që Monika është një makineri e tërë organizativem njerëzorem frymëzuese dhe motivuese, ka qenë politikane e spikatur, ajo ka historinë e saj krejtësisht të pavarur nga unë. Sa sillte ajo gjimnazistë në mitingje, nuk sillnin të tjerët nga e gjithë Shqipëria. Por ajo ra viktimë e një besimi të marrë ndaj Lulzim Bashës dhe dogji mandatet, Ishte diçka e qëllimshme nga Rama dhe Basha që LSI të digjte mandatet, për të defaktorizuar LSI dhe për të më shkarkuar mua. E kemi parasysh të gjithë këtë gabim, që do të sillte pasoja fatale për vendin”, është shprehur Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco