Berisha: Ka marrë fund koha kur kryetari dhe kryesia e Tiranës caktonin drejtuesit dhe qeveritarët tuaj

Berisha: Ka marrë fund koha kur kryetari dhe kryesia e Tiranës caktonin drejtuesit dhe qeveritarët tuaj

14:35, 08/10/2022

Kryetari demokrat, Sali Berisha deklaroi edhe nga Lazarati se me primaret në PD, merr fund koha kur kryetari dhe kryesia nga Tirana vendosnin për drejtuesit dhe qeveritarët e qytetarëve.

“Flamuri i Lazaratit ka qenë dhe mbetet gjithmonë flamuri kombëtar. Flamuri i Lazaratit ka qenë dhe mbetet flamuri i lirisë. Të paktë janë shqiptarët, ballkanasi dhe europianët që kanë paguar çmim më të madh se ju, baballarët dhe gjyshërit tuaj për liri dhe dinjitet njerëzor, për çështje kombëtare dhe atdhetari.

Ju garantoj se me të gjithë forcën time, me të gjithë potencialin e PD, do bëjmë gjithçka që emri juaj,dinjiteti juaj, mbështetja juaj të shndërrohet në një mundësitë madhe, që këta fëmijë, që djemtë e vajzat e Lazaratit që kanë marrë rrugën jashtë vendit, të shndërrojnë Lazaratin në kopshtin e ëndrrave të bukura.

Ju jeni përballur me një regjim mizor, Edi Rama ka derdhur mbi ju të gjithë urrejtjen primitive atërore, vetëm pse ju nuk u mposhtët kurrë nga regjimi i Enver Hoxhës. Ju e sfiduat atë regjim me më guxim dhe trimëri se shqiptarët e tjerë, ndaj dhe ju jeni dhe do mbeteni një emër i nderuar në përpjekjet e shqiptarëve për dinjitet, liri dhe atdhetari.

Ju siguroj se ata që përdorën dhunë dhe territor të paparë ndaj jush, do marrin përgjigjen më të merituar ligjore.

Do bëjmë gjithçka së bashku me ju, që t’i shkurtojmë jetën këtij armiku të egër të lirive, të lazaratasve dhe të mbarë shqiptarëve.

Keni ngritur një seri problemesh, keni rekomanduar dhe shtruar çështje të rëndësishme. Ju siguroj se do jenë pjesë e rëndësishme e programit të PD.

Ka marrë fund koha kur kryetari, kur kryesia e Tiranës caktonte drejtuesit tuaj, qeveritarët tuaj. Duke filluar nga këto zgjedhje do jeni ju, demokratët dhe demokratet, anëtarët dhe simpatizantët e PD-së, që do zgjidhni kandidatin tuaj, që do zgjidhni qeveritarët tuaj, këshilltarët tuaj.

Ju siguroj se respekti për votën tuaj do jetë absolut nga PD-ja.

Mirënjohje për këtë pritje vëllazërore, krenari e madhe për mbështetjen tuaj,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco