Meta: I qëllimshëm, shpopullimi nga 'I pafytyri i Rilindjes', koha për ta ndëshkuar këtë sekt antikombëtar!

Meta: I qëllimshëm, shpopullimi nga 'I pafytyri i Rilindjes', koha për ta ndëshkuar këtë sekt antikombëtar!

13:45, 08/10/2022

Ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e ka etiketuar si “të pafytyrë” kreun e Qeverisë, Edi Ramën, i cili largimin masiv të shqiptarëve nga vendi nuk e sheh kurrsesi tek keqqeverisja e tij dhe fashitja e shpresave për të jetuar në vendin e tyre, por tjetërkund.

Meta shkroi sot në FB: “I pafytyri i "Rilindjes" kërkon të fajësojë Bashkimin Europian dhe vendet e zhvilluara për shpopullimin e qëllimshëm që ai me sektin e "Rilindjes" i kanë bërë vendit tonë duke goditur shtresën e mesme, intelektualët dhe profesionistët në radhë të parë, me demotivimin financiar dhe moral.

Ndaj Shqipëria është e fundit në rajon për nivelin e pagës të arsimtarëve, pedagogëve, mjekëve, infermierëve dhe intelektualëve sepse të ardhurat që duhet të shkojnë për të rritur pagat e tyre dhe përmirësuar kushtet e punës, vidhen nga Edvin Rama përmes aferave si inceneratorët, koncesionet, PPP, tenderat sekretë dhe çmimet më të larta në Europë të karburanteve.

Koha për ta ndëshkuar këtë sekt të papërgjegjshëm, shpopullues dhe antikombëtar!”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco